FOTO/ Policia e Kosovës kërkon këtë person të humbur, quhet Nazim Fanaj

Policia e Kosovës ka shpallur kërkimin për një person të humbur: Nazim Fanaj i lindur me datë 25.09.1974 në fshatin Vërmicë – Prizren, me vendbanim Rr. Adem Jashari Hani Elezit, i cili me datë 18 shtator 2017 rreth orës 22:00 ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më në shtëpi.

Njoftimi i plotë:

Policia e Kosovës, në këtë rast  Drejtoria Rajonale në Ferizaj është në kërkim të personit të regjistruar si i humbur.

Personi i raportuar si i humbur është Nazim Fanaj i lindur me datë 25.09.1974 në fshatin Vërmicë – Prizren, me vendbanim Rr. Adem Jashari Hani Elezit, i cili me datë 18.09.2017 rreth orës 22:00 ka dalë nga shtëpia dhe nga ai moment i njëjti nuk është kthyer në shtëpi.

Policia e Kosovës, u bën thirrje të gjithë qytetarëve të cilët mund të kenë informacione apo njohuri për vend ndodhjen e mundshme të personit të humbur, të lajmërojnë autoritetet policore në stacionin më të afërm të policisë, ose përmes numrave emergjent të Policisë së Kosovës; nga telefonia mobile 192 dhe telefonia fikse 92, apo 044/504-102 .

Informacione shtesë lidhur me personin e humbur :

Emri:                                   Nazim

Mbiemri:                             Fanaj

Vendi i lindjes:                    Vërmicë

Data e lindjes:                      25.09.1974

Adresa:                                 Rr. Adem Jashari-Hani Elezit

Gjatësia:                                180 cm

Ngjyra e syve:                      Zi

Pesha:                                    67 kg.

Flokët:                                   Zeza

Të bashkangjitur do të keni edhe foton e personit të raportuar si i humbur.

Me respekt,

Zyra për Informim e PK-së

SHKARKO APP