FOTO/ RTK “nxin” ekranin në mes të lajmeve, zbulohet mesazhi
Radio Televizioni i Kosovës në shenjë proteste ndaj amendamentit që e shndërron këtë media nga transmetues publik në transmetues shtetëror ka ndërprerë për pak çaste transmetimin në mes të edicionit qendror të lajmeve duke nxjerrë ekranin tërësisht me ngjyrë të zezë.
Deputetët e Kuvendit në Kosovë sot votuan ligjin për pagat ku është futur edhe RTK duke mos marrë aspak në konsideratë protestat e shumta të punëtorëve, të cilët e kanë kundërshtuar këtë nismë për të ndryshuar pozitën e televizionit dhe statusin e transmetuesit publik që ka aktualisht.
Nga ana tjetër, po këta deputetë nuk e votojnë ligjin e propozuar nga RTK-ja, ndërsa ky veprim lë hapësirë për të dyshuar se ligjvënësit po tentojnë të fusin nën kontroll të plotë transmetuesin publik.