FOTO/ Seriali amerikan “Madam Secretary” me një aktor shqiptar, zbuloni i biri i kujt është

Bëhet fjalë për një shqiptar kosovar, që duhet thënë se është i ‘famshëm nga familja’.

Ai është djali i Arbana Xharrës, këshilltarja e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, që e kemi njohur si gazetare të guximshme dhe të ashpër me kritikat e saja në drejtim të politikanëve të vendit.

Në një status në facebook, vetë Arbana jep lajmin e mirë duke shkruar:

“Miq të nderuar po ndaj me ju një lajm të mrekullueshëm. Arti Lokaj i është dhene rol në njërin prej serialeve më të famshme amerikane “Madam Secretary” me producente Eric Stoltz dhe Morgan Freeman!

P.C Faleminderit Kushtrim Hoxha për perkrahjen dhe Lendita Zeqiraj për zbulimin e talentit të Artit!”

E bashkë me nënën e tij, sigurisht ndihemi krenarë të gjithë.

Image

SHKARKO APP