FOTO/ Shpërthimi i bombolës së gazit në Ferizaj, shkon në 41 numri i të lënduarve, mes tyre 2 fëmijë

Shkon në 41 numri i personave të lënduar nga shpërthimi i fuqishëm në Ferizaj. 11 prej tyre janë dërguar për shërim në QKUK në Prishtinë. Në mesin e të lënduarve janë edhe dy fëmijë.

Brenda restorantit dyshohet se ka shpërthyer një bombol e gazit, ku përveç dhjetëra të lënduarve janë shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale.

Akoma nuk dihen shkaqet e shpërthimit, teksa policia dhe njësitet e tjera po qëndrojnë në vendin e ngjarjes.

SHKARKO APP