FOTO/ Thaçi befasohet në Kancelarinë Austriake, takon shqiptarin që punon për Kurz

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ndodhet sot në Austri, ku po zhvillon një vizitë zyrtare. Thaçi është pritur gjatë ditës së sotme në një takim nga kancelari austriak, Sebastian Kurz.

Por presidenti i Kosovës është befasuar kur ka mësuar se aty punonte edhe një shqiptar nga Kosova me emrin Arben që ishte pjesë e stafit të kancelarit austriak.

Shqiptari nga Kosova është gëzuar shumë që ka takuar Thaçin, ndërsa kanë bërë të tre foto.

Kurz ka publikuar foton në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, ku shihet bashkë me Thaçin dhe ndihmësin e tij kosovar.
auto_sk_1527612851-4647091527613731

SHKARKO APP