FOTO/ Tragjedi në Zvicër, djali nga Kosova vdes pasi përplaset nga treni

Një i ri nga Kosova ka ndërruar jetë mbrëmë, pasi e ka shtypur treni në Zuingen, afër Bazelit.

Rasti u raportua nga mediat zvicerane, të cilat saktësuan se ai u godit nga një linjë e huaj që po kalonte në hekurudhë gjatë kohës që po kryheshin punime, shkruajnë mediat kosovare.

Viktima është identifikuar si Martin Doda nga Komuna e Gjakovës. Familjarët dhe miqtë e viktimës kanë shprehur ngushëllime për të riun gjakovar. 29-vjeçari kishte vite që jetonte në Zvicër.

SHKARKO APP