Fotografët e Reuters festojnë 30 vjetorin, zgjedhin kopertinë eksodin e kosovarëve
Fotografët e Reutersit këtë javë festojnë 30-vjetorin e shërbimit të fotografik, dhe për të festuar këtë arritje ata kanë vendosur të sjellin një retrospective me fotografitë më dramatike që ilustrojnë tragjeditë njerëzore, natyrore dhe atyre të luftërave.
Ata kanë vendosur që fotografitë t’i publikojnë në tri pjesë. Ndërsa si fotografinë më të mire, e cila është pjesë e kopertinës së këtij albumi, fotografët kanë zgjedhur atë të eksodit të kosovarëve gjatë luftës në vitin 1999.
Ndërkohë, në përshkrimin e fotografisë shkruhet, “një grua shqiptare ushqen beben e saj, ku ajo së bashku me dy mijë refugjatë të tjerë, të zhvendosur nga lufta në Kosovë, janë lejuar që të hyjnë në Maqedoni në disa male afër Bllacës”.