Fotografuan votën, katër të arrestuar në Prizren

Katër persona janë arrestuar në Prizren, pasi kishin fotografuar votën. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë në Prizren, Vesel Gashi. Tre të dyshuarit janë nga komuna e Prizrenit, ndërsa një nga Mmusha.

 

“Deri më tani kemi katër persona të arrestuar për fotografim të votës. Të gjitha veprimet që janë ndërmarr janë në koordinim me Prokurorin e Shtetit. Të dyshuarit, tre janë nga komuna e Prizrenit, ndërsa një nga Mamusha. Dy raste kanë ndodhur në shkollën fillore “Abdyl Frashri”. Rasti i Mamushës, i dyshuari ka votuar e ka fotografuar votën, pastaj të njëjtën e ka postuar në rrjetin social Facebook”, ka thënë Gashi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?