FOTOLAJM/Parulla e protestës kundër samit të rajonit: Nuk është minishengen është mini-shit

Dje dhe sot në Tiranë janë zhvilluar protesta kundër zhvillimit të samitit të rajonit për krijimin e Minishengenit, një projekt i Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, që nuk përfshinë Republikën e Kosovës.

Aktivistët të Vetëvendosjes në Tiranë dhe përfaqësues të shoqërisë civile kanë kundërshtuar samitin, por edhe vizitën e presidentit serbe,Vuçiç, i cili dy javë më parë mohoi masakrën e serbëve ndaj shqiptarëve, në Reçak të Kosovës.

Mes parullave të shumta bie në sy ajo e aktivistit Aulon Kalaj, i cili ka zgjedhur t’u drejtohet liderëve të rajonit me një mesazh në anglisht. “This is not a Mini-Shengen, this is a Mini-Shit (Ky nuk është Mini-Shenegen, ky është Mini-Mu*”,- thuhet në parullën e aktivistit Aulon Kalaja.

SHKARKO APP