FOTOLAJM/ “U këputën” me mesazhe sensibilizuese, dy qeveritë pozojnë pa maska dhe pa respektuar distancën

Ka zgjatur për rreth 3 orë e gjysmë vizita e qeverisë së Kosovës në Tiranë. Vizita nisi me pritjen në Pallatin e Kongreseve duke pasuar me mbledhjen e  gjashtë zyrtare mes dy qeverisë në tryezën e rrumbullakët.

Slogani i tryezës ku u ulën përfaqësuesit e dy qeverive për këtë vit ishte, “Bashkë pa kufi. Në një rajon pa kufi”.

Më pas dy liderët e dy qeverive nënshkruan 14 marrëveshjet ndërqeveritare dhe iu përgjigjën pyetjeve të gazetarëve për marrëdhëniet dypalëshe. Në fund të dy qeveritë pozuan edhe në foton e përbashkët.

Por ajo që bie në sy është fakti se të dy kabinetet qeveritare, si ai i Shqipërisë dhe ai i Kosovës, edhe pse të dyja vendet po përballen me shifra të frikshme të koronavirusit, nuk respektojnë asnjë masë dhe asnjë rregull mes tyre, edhe pse u “këputën” duke bërë mesazhe sensibilizuese.

Të gjithë ministrat shfaqen ngjitur njëri-tjetrit dhe pa maska në fytyrë.

SHKARKO APP