FOTOLAJM/Rama takon kryeministren serbe: Kosova është shtet i pavarur dhe Sovran

Kryeministri merr pjesë në edicionin e 10-të të Konferencës së Politikave Botërore të zhvilluar në Marok, kushtuar Qeverisjes Globale. Në panelin e këtij forumi Kryeministri është takuar dhe me homologen serbe Ana Barnabic, ku kanë folur për zhivllimet rajonale. 

“Fqinjësia e mirë dhe bashkëpunimi i ndërsjellë në të mirën e përbashkët të qytetarëve, është e ardhmja më e mirë për Shqipërinë dhe Serbinë”.  Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama në në edicionin e 10-të të Konferencës së Politikave Botërore të zhvilluar në Marok, kushtuar Qeverisjes Globale.  Rama ishte i ftuar në panelin me temë “E ardhmja e Evropës Juglindore”, sëbashku me kryeministren e Serbisë, Ana Brnabiq, ku foli mbi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe rolin e Shqipërisë, në këtë bashkëpunim, si dhe sfidat e integrimit të vendit në BE.

“Ajo që unë shoh si një pasqyrim shumë pozitiv të kësaj, është sesa shumë gjërat po ndryshojnë përsa i përket popullsisë. Është një mënyrë e re e të jetuarit në Ballkan, një mënyrë që është rrënjësisht e shkëputur nga kultura sesi jetonim në të kaluarën.”, u shpreh kryeministri.

Në kuadrin e perspektivës së bashkëpunimit rajonal dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, Kryeministri theksoi ndër të tjera se duke njohur Kosovën, Serbia do të bëjë një hap të madh përpara dhe do të lehtësohet nga barra e së kaluarës.  “Kosova është sot një Republikë. Është aty dhe funksionon si një shtet i pavarur, sovran, me institucionet e tij, dhe jam shumë i lumtur ta them, me një model shumë të admirueshëm respekti për minoritetet, para së gjithash për minoritetin serb, i cili ka përfaqësi në parlament, në qeveri. Bindja ime është, ka qenë gjithmonë dhe mbetet që, duke njohur Kosovën, Serbia do të bëjë një hap të madh përpara dhe do të lehtësohet nga një barrë e së kaluarës, e cila është pengesë për të parë drejt së ardhmes më e lehtësuar.”

SHKARKO APP