Fotot e ish-diktatorit Hoxha, shfaqen dhe gjatë festimeve në Kosovë

Kështu, në Ferizaj, mjaft qytetarë janë mbledhur sot për të kujtuar siç deklaruana ata, dy data të rëndësishme të historisë së popullit shqiptar, 28 Nëntorin – Ditën e Pavarësisë dhe 29 Nëntorin – Ditën e çlirimit të Shqipërisë.

Vetë kryetari i FP për kultivimin e veprës së Enver Hoxhës, Remzi Hasani, para të pranishmëve ka folur në vija të përgjithshme për rrethanat që sollën shpalljen e pavarësisë së shtetit shqiptar, duke vënë në dukje se pa dashjen e popullit tonë, një pjesë e madhe e trungut etnik mbeti jashtë kësaj krijese.

Dhe më tej, ai është ndalur edhe te kontributi i shqiptarëve gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke e nxjerrë Enver Hoxhën, si personin kryesor të saj, që sipas tij, Shqipërinë e radhiti në krah të koalicionit antihitlerian.

29 Nëntori shënon ditën kur partizanët e Enver Hoxhës hynë triumfalisht në Tiranë, duke dëbuar nga toka, deti dhe qielli i Shqipërisë përgjithmonë bishën e tërbuar fashiste”, tha Hasani.

 

 

SHKARKO APP