Fox News: Ushtria serbe po promovon librat e kriminelëve të luftës së Kosovës

Mediumi amerikan Fox News i ka kushtuar sot një artikull veprimeve të fundit të Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, e cila promovon librin e ish-shefit të ushtrisë Jugosllave, që është në burg për shkak të krimeve të luftës në Kosovë.

Ata tregojnë se libri i cili po promovohet nga Ministria e Mbrojtjes është shkruar nga Nebojsa Pavkovic, që ka shërbyer si gjeneral i ushtrisë gjatë luftës në Kosovë.

“Libri ishte shkruar nga ish gjenerali Nebojsa Pavkovic, i cili është dënuar në vitin 2009, me 22 vite burg, nga Tribunali për krime lufte.” shkruan Fox News.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Gjatë një ceremonie të mërkurën, Pavkovic iu adresua pjesëmarrësve në ditën e promovimit të librit përmes një video xhirimi, nga qelia e burgut të tij në Finlandë, duke thënë se libri prezanton një ‘trashëgimi heroike’ për mbrojtjen e Serbisë nga ‘Agresioni i NATO-s’” shkruan Fox News.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithashtu medium amerikan, nuk e lë pa e përmendur se bombardimi i NATO-s që zgjati 78 ditë, e ndali luftën dhe shtypjen ndaj shqiptarëve të Kosovës, luftë kjo që bëri të jenë 10.000 të vdekur dhe gati 1 milionë të shpërngulur. /Gazeta Express/.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?