Franca dhe Gjermania nuk përmendin aktakuzat: Presim që dialogu Kosovë- Serbi të rifillojë së shpejti

Franca dhe Gjermania kanë dalë me një deklaratë të përbashkët për rifillimin e dialogut Kosovë- Serbi.

Lidhur me ngjarjet e fundit pas aktakuzave ndaj Presidentit Thaçi dhe kreut të PDK, Kadri Veseli, si dhe takimit që do të rifillonte dialogun mes dy vendeve, Franca dh Gjermania kërkojnë një rifillim sa më shpejt të dialogut.

Bie në sy se dy superfuqitë europiane, nëpërmjet mesazhit të përcjellë nga ambasada franceze në Kosovë, nuk përmenden as aktakuzat dhe as anulimi i takimit në SHBA.

Ndër të tjera në deklaratë thuhet se Macron dhe Merkel janë gati të mbajnë Samitin e Parisit, ku do të diskutohet dhe dialogu Kosovë- Seri.

”Franca dhe Gjermania presin që Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë të fillojë së shpejti. Së bashku me kancelaren Merkel, Presidenti Macron mbetet i gatshëm të presë një Samit në Paris.”- shkruhet në deklaratë.

SHKARKO APP