Franca vendos sot për Haradinajn, policia rrethon Gjykatën e Colmar-it – Pamjet

Ish-kryeministri i Kosovës dhe njëherësh kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj do të dalë sot para gjykatës në Colmar të Francës, ku pritet të merret vendimi përfundimtar.

Seanca pritet  fillojë në orën 9 të mëngjesit, ku gjykata pritet të vendosë për rastin e Haradinajt.

Kreu i AAK-së u ndalua në aeroportin e Bazelit nga autoritetet franceze në 4 janar të këtij viti bazë të një fletarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia për, siç thuhet, krime lufte në Kosovë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkaq, është kreu i Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu i cili ndodhet në Francë që prej ditës së djeshme në mbështetje të Haradinajt sjell dhe pamje nga ajo çfarë po ndodh aktualisht në ambientet e Gjykatës franceze.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përmes faqes së tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Spahiu thekson se tashmë forca të shumta policore kanë rrethuar gjykatën ndërkohë që vihen re një numër i madh mbështetësish të ish-kryeministrit kosovar Ramush Haradinaj. “Policia franceze rrethon Gjykaten para sences per liririmn e Ramush Haradinaj”- shkruan kreu i AK, Kreshnik Spahiu.

https://www.facebook.com/kreshnik.spahiu.1/videos/10213083616105948/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?