Frika nga manifestimi? Rama hap sherr me gjithë politikët e Kosovës. Replika dhe me Isa Mustafën

Pas manifestimit të sotëm kundër Edi Ramës, kryeministri ka gjetur një mënyrë si të tërheqë vëmendjen e opinionit. Në intervistën për televizionin “T7” ka sulmuar sërish Ramush Haradinaj, por edhe kreun e LDK-së, Isa Mustafa.

Epiteteve ndaj kreut të LDK-, Isa Mustafa u detyrua t’u përgjigjet në Facebook. “Kryeministri Rama në T7 më cilësoi si politikan tinëzak. Unë nuk dëshiroj ta cilësoj, ashtu siç e meriton, sepse është Kryeministër i Shqipërisë. Por, në asnjë rast nuk kemi biseduar me te dhe me të tjerët për Minishengenin, sa isha Kryeministër. Kemi biseduar për Unionin Doganor të Vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe për Tregun e Përbashkët të këtyre vendeve. Në emër të Kosovës i kam kundërshtuar në të gjitha takimet. I ka kundërshtuar edhe Mali i Zi. Jemi pajtuar në Procesin e Berlinit për Hapësirën e Përbashkët Ekonomike të Vendeve të Ballkanit Perëndimor”,- shkruan Isa Mustafa në Facebook.

Duket se sherri me liderët e Kosovës po i pëlqen Edi Ramës për të tërhequr vëmendjen nga problemet që ka në Shqipëri, ndaj dhe i është përgjigjur sërish në Twitter.

“Je i saktë, je pajtuar për “hapësirën e përbashkët ekonomike të vendeve të Ballkanit Perëndimor”! Fiks këtë thashë edhe unë dhe Shengeni Rajonal është fiks kjo, hapësira e përbashkët ekonomike plus lëvizja e lirë e njerëzve, kështu që jemi krejt dakord prandaj ta bëjmë dhe pikë. Ja kështu është kur njeriu bie pre e titujve të deformuar, sepse unë s’e kam thënë e as kam menduar të të quaj “tinëzak”! Ashtu sikundër nuk kam thënë që është folur për “miniShengenin” në tryezat e procesit të Berlinit, përkundrazi e kam shpjeguar qartë edhe këtë..”,- shkruan Rama.

SHKARKO APP