Frikë nga ‘tradhtia’, Isa Mustafa: Ata që shkelin parimet e LDK-së, cenojnë vlerat më sublime
Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa në ditën kur pritet konstituimi i Kuvendit ka thënë se LDK është parti e idesë dhe rrugës së Ibrahim Rugovës.
“LDK është parti e idesë dhe rrugës së Ibrahim Rugovës. Ata që shkelin qëndrimet e LDK-së cenojnë vlerat më sublime të saj”, shkruan ai.
Në fillim të seancës konstituive nuk ishte e pranishme as deputetja Teuta Rugova, për të cilën ka pasur mëdyshje nëse do të votojë për qeverinë Haradinaj.