FSK-ja shpëton nga rrënojat në Turqi edhe dy persona (VIDEO)
Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë njoftuar se kanë arritur të nxjerrin të gjallë nga rrënojat e ndërtesave në Turqi edhe dy persona.
Sipas njoftimit, në bashkëpunim me ushtrinë turke, 160 orë pas tërmeteve shkatërruese, FKS-ja ka arritur të nxjerrë një 45-vjeçar, dhe pas 162 orëve një vajzë 13-vjeçare, që ishin bllokuar nën një ndërtesë.
“Edhe pse kanë kaluar shumë orë kërkimi, ekipet e kërkim-shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, janë të motivuar dhe po japin të gjithë energjinë e tyre për të shpëtuar jetën e njerëzve që janë nën rrënojat e shkaktuara nga tërmeti”, thuhet në njoftimin e FSK-së.