Fuqitë e mëdha “pazar” për Kosovën dhe Krimenë”

Fuqitë e mëdha janë tani në “pazar” për Kosovën dhe Krimenë dhe askush nuk e di se si do të përfundoi ky mozaik. Deklarata bëhet nga Refat Čubarov, zv/kryetari i Kuvendit të Krimesë gjatë një vizite në Beograd.

“Jam duke folur për rastin e Kosovës. Tashmë ka plane për të shkëmbyer Kosovën për Krimenë. Rusia në mënyrë aktive kërkon të ndryshojë pozicionin e saj në bashkëpunim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara dhe në të njëjtën kohë të ruaj interesat e saj”, tha ai, duke shtuar se Rusia do të jetë e gatshme për kompromis dhe dhënë koncesione për të fituar pushtetin mbi Krimenë.

Ai parashikon se në bisedime, Rusia do të argumentojë: “Nëse ju njihni Krimenë si pjesë të Rusisë, do të njohim pavarësinë e Kosovës”.

Čubarov tha se Ukraina dhe Serbia kanë probleme të ngjashme me një pjesë të territorit, duke shtuar se situata për Serbinë është më e favorshme për shkak të bisedimeve për dialog me Kosovën, ndërsa Krimeja nuk ka asnjë mundësi për këtë.

Ai shpjegoi se Krimeja është një çështje e vështirë për komunitetin ndërkombëtar.

Në rastin tonë është Rusia. Ky është një vend që nuk është vetëm i madh si dhe ka një forcë të fuqishme ushtarake, por është anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Nëse një vend që është anëtar i Këshillit të OKB-së edhe agresor, atëherë bashkësia ndërkombëtare nuk ka asnjë instrument de facto për të ndaluar atë”, tha i shqetësuar Čubarov, citon radioja serbe Kim.

Deklaratat u bënë gjatë një konference shtypi në ambasadën e Ukrainës.

/Ora News/

SHKARKO APP