Fushata në Kosovë, partitë shfrytëzojnë letrën e Biden për Vuçiç

14 shkurti po afron dhe partitë politike në Kosovë janë drejt mbylljes së fushatës zgjedhore. Mbështetja e Administratës Biden për një marrëveshje gjithëpërfshirëse Kosovë-Serbi me njohje reciproke është shfrytëzuar nga partitë në pushtet për fushatë elektorale.

LDK-ja, PDK-ja dhe AAK-ja kanë përmendur letrën e Presidentit amerikan, Joe Biden drejtuar presidentit serb, Aleksandër Vuçiç duke thënë se ky realitet është ditur moti dhe se dialogu nën drejtimin e tyre do të përfundoj shpejtë.

Letra nuk është komentuar nga LVV-ja dhe lista e Vjosa Osmanit. Ndryshe nga të tjerët, Haradinaj në një tubim tjetër ka thënë se nëse nuk ka njohje atëherë si pretendent për president do të iniciojë bashkim me Shqipërinë.

SHKARKO APP