Fushata zgjedhore në Kosovë, partitë prezantojnë programin, nuk kursejnë as sulmet

Të dielën e 14 shkurtit shqiptarët e Kosovës do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Kuvend. Në fushatën e tyre, subjektet politike, kundrejt shpalosjes së programeve, s’kanë lënë anas as sulmet politike ndaj e njëri-tjetrit. 

Vetëm pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë. Partitë janë duke zhvilluar fushatën e tyre për të shpalosur programin në qytete të ndryshme. Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti i LDK-së ishte në Gjilan ku nuk kurseu as akuzat ndaj Lëvizjes Vetëvendosje.

Kryesuesit e sondazheve, Lëvizja Vetëvendosje, zhvilluan tubimin e tyre këtë të mërkurë në Prizren.

Për pretendentin për kryeminsitër, Albin Kurti, ndërtimi i një infrastrukture për të sjellë më afër Tetovën me Prizrenin është shumë i rëndësishëm.

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, tani pretendent për president, tha se  nën siglën e AAK-së Kosova do të bëhet një vend më i sigurtë.

Shqiptarët e Kosovës do t’i drejtohen kutive të votimit të dielën e 14 shkurtit.

SHKARKO APP