Futbollistët kosovarë të “Partizani”-t hyjnë në Rusi
Labinot Ibrahimi është futbollisti i parë shqiptar me pasaportë kosovare që ka kaluar kufirin rus.
Partizani ka vendosur të postojë në faqen zyrtare të tij, pikërisht momentin kur Ibrahimit i vuloset pasaporta për të kaluar kufirin rus.
Menjëherë pas tij ka pasuar edhe kosovari tjetër, Ylber Ramadani.
Pas shumë e shumë peripecish, dy lojtarët kosovarë kanë mundur të jenë me skuadrën në Rusi, ku do të ndeshen ditën e nesërme me Krasnodarin, takim i vlefshëm për fazën “Play-Off të Ligës së Evropës.