Fyle takon Thaçin: Kuvendi, jo për manovra ushtarake
Fyle i dorëzoi Thaçit letrën zyrtare në të cilën autoritetet e Kosovës njoftohen se Praga zyrtare mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën.
Thaçi falënderoi Fylen dhe shtetin çek për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës gjatë rrugëtimit të saj në procesin e integrimit evropian.
“Marrëveshja për Stabilizim-Asociim është hyrje në marrëdhënie kontraktuale me BE-në”, u shpreh Thaçi. Nga ana e tij Fyle theksoi se mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën.
Thaçi tha se dialogu me Serbinë do të vazhdojë dhe se marrëveshjet e arritura do të zbatohen. Ai theksoi se Republika Çeke mbetet një partner i rëndësishëm i Kosovës drejt integrimit të vendit në BE dhe NATO.