Gabimet e ish­-ministrit në temën e diplomës (FOTO)

Ish-Ministri i Kulturës, Astrit Haraqija ka ndarë me miqtë e tij në rrjetin social facebook, se është diplomuar në gradën master në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës.

Në albunim e fotove të postuara, mes tyre është edhe ajo e faqes së parë të temës së tij të gradimit shkencor. Gabimet nisin që në krye, në fjalinë “Standartet Europiane për Policimimn dhe Inteligjencën”.

Fjala “standard” e “policimim” janë shkruan gabim. Fjalës “Program” Haraqija i ka harruar një “r” duke e bërë “Progam”, që s’ka ndonjë kuptim.

E udhëheqësit Haraqija i thotë “Udheheqësi”. Haraqija, që së paku në profilin e tij në “Facebook” mbiemrin e ka të shkruar në këtë formë, në dokumentin që e gradon në shkallën e masterit ai e ka shkruar Haraqia, pa “j”.

diploma

SHKARKO APP