Gara e zhytjes në Kosovë tërheq vëmendjen e medias botërore
28- vjeçari Florit Gashi është fituesi i këtij viti në garën e hedhjes nga ura mbi Drinin e bardhë, një traditë mbi 60- vjeçare që mbledh djem nga e gjithë Kosova për t’u hedhur nga 22 metra lartësi.
Telegraph.co.uk e ka mbuluar ngjarjen me një artikull të shkurtër.
Në shkrim thuhet se kjo garë u ndërpre për një periudhë të shkurtër pas luftës së vitit 1998-1999.
20 persona konkurruan sivjet.
Fituesi i çmimit të parë mori 500 euro shpërblim.