“Gardh në kufi për shqiptarët”
Kosovarët në Hungari për një pjesë konsiderohen si meksikanët për Amerikën. Për këtë arsye, një zyrtar lokal ka propozuar ndërtimin e një gardhi rreth kufirit.
Qindra persona kalojnë natën malet në kufirin Serbi-Hungari Braktisja masive e KosovësEmigrimi, ndalime edhe nga policia kosovare Jahjaga zbret në terren; apel qytetarëve Vendi ku ata kalojnë kufirin çdo ditë është një fshat i shpërndarë me mbi 60% të hapësirës me male. Një pjesë e qytetarëve i ndihmojnë, kurse të tjerët kanë frikë nga ata. Kryetari i komunës Asotthalom, Laszlo Toroczka, konsiderohet si pjesa më radikale e tyre. Ai thotë se emigrantët lënë shumë mbeturina dhe natën ndodh që ndezin zjarre. Sipas tij, është rrezik në dimër pasi ka raste kur njerëzit vdesin, por mediat dhe policia nuk raportojnë për këto.
“Është shembulli i zgjidhjes që qeveria amerikane ka bërë duke ndërtuar një gardh në kufirin me Meksikën. Një tjetër është ai i Bullgarisë që ka ndërtuar një gardh në kufirin Turqi-Bullgari dhe ne mund ta bëjmë një gjë të tillë”, thotë Toroczka.
Megjithatë, zgjidhjet e tilla në Evropë nuk duken shumë të përshtatshme. Hungaria ka pushuar së funksionuari njësitet kufitare dhe kufiri mund të kalohet fare lehtë. Toroczka thotë se ka kontaktuar me homologët nga ana tjetër e kufirit, por pa rezultat: “Mendoj se kjo nuk është një situatë normale dhe nuk e kuptoj se ku është policia hungareze dhe ajo serbe. Kam biseduar me disa kryebashkiakë në Serbi dhe ata më kanë thënë që emigrantët ilegalë nga Kosova janë shtetas serbë dhe mund të lëvizin lirshëm në Serbi dhe andaj nuk duan t’i ndalojnë në pjesën serbe.”
Policia hungareze refuzon dhënien e çfarëdo informacioni lidhur me këto raste. Emigrantët duket se nuk bëjnë shumë rezistencë pasi e dinë që në BE megjithatë është më lehtë dhe ndonjëherë policët për ta nënkuptojnë transport.