Gati për t’u nisur drejt Hagës, mbërrijnë në aeroport Thaçi, Veseli dhe Selimi

Presidenti i dorëhequr i Kosovës Hashim Thaçi, kryetari i PDK Kadri Veseli dhe deputeti i Vetëvendosjes Rexhep Selimi kanë mbërritur tashmë në aeroport, të gatshëm për të udhëtuar drejt Hagës.

Ata kanë qenë në selinë e EULEX-it në Prishtinë nga dhe janë nisur drejt aeroportit ushtarak.

Ata janë shoqëruar nga 7 makina të EULEX dhe dy të policisë së Kosovës.

Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqjen e parakohshme nga presidenca për t’ju përgjigjur akuzave për krime kundër njerëzimit që rëndojnë ndaj tij për periudhën e luftës Kosovë-Serbi.

Hashim Thaçi njoftoi sot se, Gjykata Speciale e Hagës ka konfirmuar akuzat porse ai nuk pranon të përballet me tribunalin në pozitën e kryetarit të shtetit.

SHKARKO APP