Gazeta ”Blic”, zbardh pikat e marrëveshjes Kosovë-Serbi

Përfaqësuesit e Beogradit dhe Prishtinës nënshkruan një marrëveshje në Uashington në lidhje me bashkëpunimin ekonomik midis të dy palëve. Siç zbulon ekskluzivisht “Blic”, sipas asaj marrëveshje, Prishtina do të bashkohet me iniciativën e mini-Schengen, ndërtimin e autostradave dhe hekurudhave të reja që do të lidhin rajonin dhe zyra e Fondit Amerikan të Zhvillimit do të hapet në Beograd.

Në ceremoninë e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje mori pjesë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Marrëveshja u nënshkrua në prani të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donlad Trump. Lajmi e bëri të ditur asistenti i presidentit Trump, Judd Deere.

“Presidenti Trump njofton se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për normalizim ekonomik. Edhe një marrëveshje historike e arritur nga ky president, që e bën botën më paqësore dhe më presporues”, ka shkruar ai në Twitter.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?