Gazeta e njohur serbe tërhiqet: Nuk duam luftë!

Gazeta kryesore e Beogradit “Blic” në numrin e saj të sotëm i ka kushtuar vëmendje të madhe zhvillimeve të fundit në Veriun e Kosovës, ku Serbia tentoi të fuste një tren me mbishkrime nacionaliste. “Blic” ka vendosur në ballinën e numrit të sotëm thirrjen me shkronja të mëdha “Vetëm luftë të mos ketë”.

 “Blic” po ashtu ka shkruar se tani në Serbi “duhen koka të ftohta pasi vetëm një shkëndijë mund të shkaktojë katastrofë”.

Në ballinën e “Blic” ka zënë vend edhe deklarimi i Presidentit të Serbisë Tomislav Nikolic i cili tha se Serbia do të çojë ushtarë në Kosovë nëse atje “vriten serbët”, sikurse edhe deklarata e Marko Djuric i cili ka theksuar se Kosova po provokon luftë me mbështetjen e fuqive të mëdha.

SHKARKO APP