Gazetari: “Dush i ftohtë”, Vuçiç fituesi më i madh i zgjedhjeve në Kosovë

Gazetari Adriatik Kelmendi, e ka quajtur “dush të ftohtë”, faktin që Lista Serbe fitoi pa balotazh në 9 nga 10 komunat me shumicë serbe.

Sipas tij, fituesi më i madh i këtyre zgjedhjeve është Aleksandar Vuçiç.

“Dhe dushi i ftohtë për fund: Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është fituesi më i madh i zgjedhjeve në Kosovë – Lista Srpska e menaxhuar prej tij ka fituar pa balotazh plot 9 komuna dhe në Kllokot udhëheq me rreth 47%. Fuqi absolute në 10 komuna të Kosovës!”, ka thënë Kelmendi.

 

 

SHKARKO APP