Gazetari: Gazi lotsjellës për të helmuar opozitën, dhuratë e Thaçit për Ramën

Gazetari nga Kosova dhe drejtori ekzekutiv i Insider, Parim Olluri ka dhënë detaje të reja për marrëveshjen mes Ministrisë së Brendshme shqiptare dhe Policisë së Kosovës për gazin lotsjellës. Në një lidhje me skype për “Ora News” Olluri thotë se gazi lotsjellës që u përdorur nga qeveria gjatë kohës së protestave të opozitës është një dhuratë e Presidentit Hashtim Thaçi për kryeministrin Edi Rama.

Sipas tij, për shkak të ligjit, Kosova e ka të ndaluar që ti japë armë jo vetëm Shqipërisë, por asnjë vendi tjetër.

Zoti Sandër Lleshaj është deklaruar publikisht në komisionin për siguri në 11 nëntor se kemi pasur gaz lotsjellës nga rezervat dhe thotë që kanë mbetur në rezervar prej kohës kur ka qenë në pushtet Sali Berisha. Burimet tona na tregojnë që ka qenë personalisht Presidentit Thaçi që i ka bërë një dhuratë partnerit të tij politik Edi Ramës për ti shtypur protestuesit e opozitës shqiptare. Këtë e ka realizuar përmes tre vetave që kanë poste të larta në Kosovë, duke përfshirë Rashit Qalaj, drejtori i përgjithshëm i policisë së Kosovës, i cili është njeri i afër me PDK. Thaçi ka shfrytëzuar edhe dy njerëz të tij, Behgjet Pacollin, i cili i ka vënë vulën nënshkrimit të kësaj marrëveshje duke e trajtuar si marrëveshje ndërkombëtare. Po ashtu ministri i Punëve të Brendshme ka qenë një zyrtar i ulët i aleancës kosovare, parti i Pacollit. Kjo treshe vetëm e ka formalizuar urdhrin që është jo zyrtar. Është si një lloj dhuratë për Edi Ramën për të shtypur protestuesit për shkak të inateve të tij me Berishën”.

https://arkiva.kohajone.com/skandali-drejtori-i-policise-se-kosoves-marreveshje-sekrete-per-te-shtypur-protestat-e-opozites-ne-shqiperi/

SHKARKO APP