Gazetari maqedonas ofendon rëndë kosovarët

Pas publikimit të bombës së pestë të liderit të LSDM-së, Zoran Zaev ka reaguar edhe i ashtu quajturi gazetari kontrovers i Kanal 5, Milenko Nedelkovski i njohur për qëndrimet e tij antishqiptare. Ai në rrjetin e tij të Facebook-ut ka ofenduar rëndë edhe shqiptarët e Kosovës, njofton TetovaSot.

“E falënderoj Nikolla Gruevskin dhe Mile Janakievskin që nuk lejuan që në Autokomandën Maqedonase, Fiat Canoski të ndërtojë monstrum ku do të vendoseshin kosovarë dhe njerëz nga Lugina e Preshevës. Falënderoj që nuk lejuan paratë e nëntokës shqiptare të Kosovës të pastrohen me aktivitete ndërtimore në Maqedoni”, ka shkruar Nedellkovski në profilin e tij në Facebook./TetovaSot/

SHKARKO APP