Gazetari, Ramës: Po hesht sikur ka dhënë dorëheqjen një politikan i Kirgizisë, e jo kryeministri i gjysmës së popullit tënd

I vetmi nga liderët shqiptarë që nuk ka reaguar pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj pas ftesës që ka marrë nga Gjykata Speciale është kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Për një gjë të tillë ka reaguar gazetari dhe publicisti, Adriatik Kelmendi, duke thënë se karshi këtij rasti Edi Rama po sillet sikur të bëhej fjalë për kryeministrin e Kirgizisë.

“Krejt, krejt, por Edi Rama as një fjalë për dorëheqjen e kryeministrit të Kosovës, si të kishte dhënë dorëheqje kryeministri i Kirgizisë dhe jo i gjysmës së popullit të vet!”, ka shkruar Kelmendi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai thotë se për Edi Ramën më e rëndësishme se lufta e Kosovës është ‘lufta e egove’. Ndër të tjera Kelmendi ka thënë se të ndarë shqiptarët janë më të dobët.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Plus që preteksti është thirrja për intervistim si i dyshuar për krime të ndërlidhura me luftën.Pra, më e rëndësishme “lufta e egove” se sa lufta e Kosovës për liri. Kryeministri i Kosovës, para se të ketë emër të përveçëm – për të cilin mund të kemi vërejtje ose admirim – është kryeministër i dy pjesëve të ndara të një populli.E pakuptimtë dhe miope, shumë!Të ndarë dhe pa mbështetje për njëri-tjetrin jemi më të dobët përballë atyre që shqiptarëve nuk ua dëshirojnë të mirën!”, ka përfunduar Kelmendi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?