Gazetarja shqiptare vë në siklet Vuçiç, fshin djersët: Nuk po ju ofendoj se jeni femër

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçic është vënë në siklet në mes të Beogradit teksa eshte pyetur se “çfarë kushtesh ka Serbia për njohjen e Kosovës si shtet?”.

Pyetja eshte bere nga gazetarja e Agjencisë së Lajmeve KosovaPress, Nerënxa Jakupi, gjate një konference për media të mbajtur pas një paneli të Forumit të Sigurisë në Beograd, në të cilin ishte panelist edhe vete ai.

Vuçiç përpiqej që të tregohej i ftohtë ndaj gazetares shqiptare, por nuk ia doli.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë, pavarësisht tendosjes në të cilën është ndodhur, Vuçic është përgjigjur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përkundër tendosjes, ai përsëriti qëndrimin tashmë të njohur se dëshiron kompromis me shqiptarët ku të dyja palët do të ndjenin dhembje.

Menjëherë pas kësaj, kur ai po merrte një pyetje nga një gazetar tjetër, presidenti serb po fshinte djersët duke dëshmuar se nuk ishte i perqendruar në pyetjen që po i bëhej.

Ndonëse pyetja iu bë në gjuhën angleze, ai është përgjigjur në serbisht, por gjatë konferencës është përgjigjur edhe në gjuhën angleze. /TEMA/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?