Gazi lotsjellës e mbyt prapë Kuvendin e Kosovës

Edhe seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës pësoi fatin e shumë seancave të tjera pararendëse. Deputetët e opozitës hodhën gazlotsjellës në sallën ku ishin të pranishëm fare pak deputetë.

Hedhja e gazit ka shkaktuar ndërprerjen e seancës që në nisje, teksa disa prej të pranishmëve në sallë kishin vendosur maska kundra gaz.

Prej më shumë se 6 muajsh, Kuvendi i Kosovës nuk i zhvillon normalisht seancat e tij për shkak të bllokimit të tyre nga opozita.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?