Gënjeshtra publike e Devollëve në televizionin e tyre Klan K – qe faktet e Expressit
Gjatë emisionit Zona B të Klan Kosovës, Drejtori i Mullirit të Sillosit ka tentuar ta mbulojë skandalin e shitjes së krundeve në vend të miellit, duke thënë se arsyeja pse po i sulmon Gazeta Express është fakti se Kompania Devolli nuk i ka dhënë reklama këtij mediumi.
Në si medium e shohim të arsyeshme që t’i themi dy-tri fjalë për këtë gënjeshtër të Kompanisë Devolli – nxjerr nga goja e Drejtorit të Mullirit dhe gazetari i tyre, Baton Haxhiu.
E vërteta për reklama është krejt tjetër.
Gazeta Express kurrë nuk ka kërkuar reklama nga Kompania Devolli; në fakt është pikërisht kjo kompani që para disa muajve ka dërguar e-mail në redaksinë e Gazetës Express me kërkesën që të reklamohet tek ne.
Për këtë po sjellim këto e-maile të ardhur në adresë të gazetës nga Atdhe Kollqaku, përfaqësues i Korporatës Devolli.
Na vjen keq për nivelin aq të ulët të Drejtorit të Devollit dhe gazetarit të Devollit, derisa i paralajmërojmë ata se do të vazhdojmë edhe ditëve të ardhshme t’i faktojmë shkeljet tjera të ligjit që bën kjo koorporatë, monopolin që ka ndërtuar ajo dhe dëmën që po ua bën ajo shëndetit të qytetarëve përmes produkteve të dyshimta.