“Gjakderdhje financiare”, protestë para Kryeministrisë. Arrestohen disa persona

Nuk ka qetësi në politikën kosovare. Partia Socialdemokrate ka mbajtur sot një protestë përballë Kryeministrisë. Zyrtarët kanë hedhur bojë të kuqe në drejtim të objektit të qeverisë, po ashtu edhe kanë vendosur mbishkrime “Gjakderdhje financiare”.

Zëdhënësja e kësaj partie, Natyra Kuqi ka konfirmuar për Express se të arrestuar janë: Zgjim Hyseni, Nol Nushi, Frashër Krasniqi, Qëndrim Sahiti dhe disa të tjerë.

”Policia e Kosovës së bashku me Njësitin Special kanë sulmuar aktivistët e PSD-së, ku mbetën të arrestuar: Nol Nushi, Frasher Krasniqi, Zgjim Hyseni, Qëndrim Sahiti dhe të tjerë. U sulmuam me gaz lotësjellës të gjithë që ishim aty”.

SHKARKO APP