Gjatë 2015, 41 vdekje janë regjistruar si pasojë e AIDS-it

 

Gjatë 2015, 41 vdekje janë regjistruar si pasojë e AIDS-it

1 Dhjetori është dita botërore kundër HIV/AIDS, e si rrjedhojë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) në Prishtinë, ka organizuar një tryezë shkencore. Në këtë panel diskutimi, u paraqitën rezultatet e arritura nga IKSHPK në parandalimin e kësaj sëmundjeje në Kosovë.

Drejtori i IKSHPK Naser Ramadani është shprehur se: "Kosova hyn në grupin e vendeve të cilat kanë më së paku qytetarë të prekur nga ky virus vdekjeprurës. Deri në këtë vit në Kosovë janë identifikuar 100 raste të personave të infektuar, në mesin e të cilëve ka pasur edhe fëmijë". Në këtë tryezë ku morën pjesë edhe përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë, të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Fakultetit të Mjekësisë dhe mjekë, u potencua se edhe pse Kosova është në mesin e vendeve me shkallë të ulët të të prekurve nga HHIV/AIDS , potenciali për t’u ngritur numri i të prekurve është shumë i madh.

 

Ecuria e HIV dhe AIDS në Kosovë

Sipas UNAIDS Kosova klasifikohet si vend me shkallë të ulët të epidemisë, nën 1% në popullatën e përgjithshme dhe nën 5% te grupet me rrezik të lartë. Kosova si vend përballet me sfida të mëdha socio-ekonomike dhe politike: shkallë të lartë të varfërisë dhe papunësisë, rritjes së përdorimit të drogave, sjelljeve seksuale me rrezik të lartë, komunitet të MSM-ve të stigmatizuar, lëvizshmëri të shpeshtë të kosovarëve për dhe nga vendet me prevalencë të lartë dhe të gjithë këta faktorë mund të nxisin një përhapje të shpejtë të epidemisë së HIV-it nëse ato nuk adresohen në mënyrë të drejt. Për shkak të numrit jo të madh të rasteve me HIV dhe AIDS ekziston rreziku i nënçmimit të rolit të aktiviteteve parandaluese në këtë fushë dhe kjo mund të ndikojnë në ngritjen e numrit të infeksioneve me këtë virus, veçanërisht ato të lidhura me grupet e popullatës të cilat janë më shumë të rrezikuara nga HIV infeksioni. Rasti i parë i AIDS-it në Kosovë është regjistruar në vitin 1986. Deri në vitin 2015 në IKSHPK në departamentin e epidemiologjisë janë raportuar gjithsej 100 raste me HIV dhe AIDS. Prej tyre 54 raste janë me AIDS dhe 46 me HIV infeksion; 41 vdekje janë regjistruar si pasojë e AIDS-it. Gjatë viti 2015 janë raportuar 2 raste. Një me rast ka vdekur, si pasojë e AIDS-it. Deri tani në Kosovë janë raportuar 5 fëmijë të moshës nën 14 vjeç, dy prej tyre kanë vdekur si pasojë e AIDS-it. Në aspektin gjinor, 69% janë meshkuj, 31% femra. Grup-mosha më e përfshirë është 25-34 vjeç (33 %) dhe 35-44 vjeç (30%). Rruga më e shpeshtë e transmisionit të HIV është heteroseksuale (82%), homoseksuale 12%, 4% me transmision vertikal dhe 2% përmes injektimit të drogave.

Redjon Shtylla

SHKARKO APP