Gjendet e vdekur një grua në kuzhinën e një lokali në kryeqytet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Prishtinës ditën e sotme, ku një grua është gjetur pa shenja jete në ambientet e brendshme të kuzhinës së një lokali.

Nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjjarje.

Mësohet se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në morg dhe pritet që ekspertiza mjeko-ligjore të hedhur më shumë dritë mbi rrethanat e ngjarjes

“Është raportuar se viktima femër kosovare ishte gjetur pa shenja jete brenda në kuzhinën e një lokali. Njësitë policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku dhe është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në raport.

SHKARKO APP