Gjendet i pajetë në pyll inspektori i bashkisë, u qëllua me armë zjarri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të Liqenit të Badovcit në Gjilan. Inspektori i Komunës së Prishtinës është gjetur i vrarë me armë zjarri në një pyll, ndërsa lajmin e konfirmoi për mediat kosovare kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

“Mbrëmë Drejtoria e Inspekcionit është lajmëruar se është gjetur vetura e braktisur/hapur e njërit prej inspektorëve më të vjetër të pyllit të Komunës së Prishtinës N. Rr. në afërsi të Badovcit Fatkeqësisht, pas arritjes së policisë është gjetur edhe trupi i pajetë i të ndjerit, i vrarë me armë zjarri, në zonën që e ruante si roje pylli. Trupi është përcjellë në Mjekësinë Ligjore ndërsa policia po zhvillon hetimet rreth rastit”, ka bërë me dije Shpend Ahmeti.

Lidhur me këtë ngjarje ka dhënë informacionet e para edhe policia. “Fshati Mramor, Prishtinë 18.12.2019-19:00. Raportohet se është gjetur pa shenja jete në pyll viktima mashkull K-Shqiptar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar ku shihet se viktima është qëlluar me armë zjarri. Në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse dhe prokurori publik”, ka njoftuar policia.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?