Gjendet i pajetë një pjesëtar i KFOR-it në Kosovë

Një pjesëtar i KFOR-it, i cili u gjet pa ndjenja në Qendrën e Skijimit në Brezovicë, ka ndërruar jetë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili tha se disa pjesëtarë të KFOR-it e ndërprenë reanimimin për shkak se ai nuk kishte shenja jete, raporton Ekspress.

“Ju njoftojmë se stafi mjekësor i Shtëpisë së Shëndetit në Shtërpcë dhe pjesëtarët e KFOR-it, në ora 16:30 kanë ndërprerë reanimimin, për shkak se nuk ka pasur shenja jete”, tha Veseli.

Trupi i pajetë i pjesëtarit të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë është transportuar me helikopter të KFOR-it, njofton zëdhënësi.

“Është njoftuar edhe prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore e Ferizajt”, shtoi Veseli. Ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

SHKARKO APP