Gjendet i vdekur aktori i njohur i “O sa mirë”

Art Kurtin, kryetar i të rinjve në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, i njohur edhe si aktori në rolin e “Gjakovarit” në serialin “O sa mirë” është gjetur i vdekur ditën e sotme.

Lajmi është konfrimuar nga policia e Kosovës. “Me datë 24.04.2018, në orën 07:50, stacioni policor Gjakovë, është njoftuar se në rrugën Gjakovë-Goden në vendin e quajtur Qafa e Zabelit, gjendet një veturë me një person që dyshohej të jetë i vdekur”, thuhet në njoftimin për media të Policisë së Gjakovës.

“Patrullat policore me të gjitha njësitë menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kuptuar se personi që ishte në automjet ishte pa shenja jete”. “Policia në bashkëpunim me prokurorinë Themelore në Gjakovë po hetojnë rastin”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Policia flet për vdekjen e aktori të serialit “O sa mirë”. Mediat: Dyshohet vrasje

SHKARKO APP