Gjenerali serb: Një ish-ministër shqiptar, spiuni i serbëve në UÇK

Ish gjenerali i ushtrisë serbe, Stevan Duroviç ka zbuluar se ushtria serbe ka pasur spiunë shqiptarë të përfshirë në UÇK, të cilat sipas tij ishin lehtë të gjindeshin ngase shqiptarët shiteshin për disa qindra marka.

Duroviç tha se “kishim spiunë në UÇK dhe e dinimin çdo lëvizje të Adem Jasharit. E dinim se me kë shkonte, kë takonte si dhe prej kujt financohej”.

Ai ka shtuar se ushtria serbe ka mundur ta vrasë Adem Jasharin, kur donte vete. Kjo për arsye se në UÇK ata kishin tre spiunë, të cilët kanë punuar kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe sipas tij ata ishin kushërinj të Jasharit.

Stevan Duroviç shtoi sakaq se më së shumti i ka ndihmuar një ish-ministër i Kosovës, i cili ka pranuar të punojë si spiun për ushtrinë serbe. Nga ai kanë marrë informacionet për gjithçka në lidhje me Adem Jasharin.

SHKARKO APP