Gjermania jep alarmin, të kthyerit nga Kosova më të infektuarit
Numri i personave të infektuar me koronavirus në Gjermani është në rritje. Autoritetet japin alarmin pasi në shtatë ditët e fundit niveli i infektimeve ka qenë konstant më i lartë se më parë. Vetëm ditën e mërkurë janë regjistruar 1000 raste të infektuar me Covid-19.
Që prej fillimit të pandemisë Gjermania e ka patur situatën nën kontroll mirëpo sezoni i verës ka sjellë që situata të bëhet alarmante. Sipas autoriteteve shkaqet për rritjen e numrit të infektimeve janë të shumta pasi shumica e njerëzve mendojnë se rreziku ka kaluar,mos mbajtja e maskave, mos rrespektimi i masave higjenike dhe distancimit social . Ndër shkaqet kryesore është edhe numri i madh i personave të cilët po kthehen në Gjermani. Sipas institutit Robert Koch personat e infektuar vijnë nga Ballkani Perëndimor dhe është fjala për Kosovën dhe Serbinë.
Nga Kosova brenda katër javësh janë kthyer 608 persona të infektuar me koronavirus raporton DW, ndërkohë vala më e madhe e infektimeve pritet të jetë gjatë muajit Gusht pasi pritet të kthehen më shumë qytetarë Kosovarë.
Autoritetet Gjermane po marrën masa për parandalimin e infektimeve pasi vetëm kështu mund të shmangin një valë tjetër e cila do detyrojë të çojë vendin në izolim.