Gjermania: Kosovarët të kthehen, s’jemi zyrë e mirëqenies sociale
Christian Bernreiter, politikan bavarez nga Unioni Social Krishterë, përfaqësues i rrethit Deggendorf në Gjermani, u ka bërë thirrje autoriteteve federale, që të refuzojnë kërkesat për azil të kosovarëve.
Ai ka bërë thirrje që refugjatët të kthehen në vendin e tyre, pasi sipas tij “Gjermania nuk është zyrë për mirëqenie sociale e Ballkanit”.
Bernreiter ka akuzuar kosovarët se po e keqpërdorin ligjin gjerman mbi azilin duke thënë se ata nuk të persekutuar në vendin e tyre.
“Ka njerëz të tjerë që vërtet janë të persekutuar, siç janë ata nga Siria e Iraku”, ka thënë ai.