Gjesti i shqiptarit ”pushton” mediet e huaja, dorëzon çantën me 8 mijë euro në Polici

Një 26-vjeçar nga Kosova, Eduart Latifi ka ”pushtuar” shtypin zviceran për shkak të një gjesti të jashtëzakonshëm të tij. I riu gjeti një çantë me rreth 8.300 euro brenda të lënë përpara një dyqani dhe e dorëzoi në polici. Ngjarja ndodhi në qytetin e Arbonit.

Kur gjeti çantën e kuqe, 26 vjeçari qëndroi pak përpara dyqanit me shpresën se mos shfaqej pronarja e saj. Ai tha se e kishte kapur paniku kur kishte parë gjithë ato para.

Eduarti i tregoi gjithçka familjes së tij. E shoqja, e cila i numëroi gjatë rrugës për në polici dhe pa se ishin 9.000 franga zvicerane”, u shpreh Latifi. Ai mori shumë lëvdata për ndershmërinë e tij. Pas rreth një ore, e zonja e çantës u identifikua. Ajo ishte një grua e moshuar, e cila i dha 26-vjeçarit rreth 92 euro.

SHKARKO APP