Gjetën trupin e 30-vjeçarit në liqenin e Ulzës, marrin medalje pjesëtarët e FSK-së

Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), të cilët ishin në operacionin për gjetjen e trupit të pajetë të 30-vjeçarit Jurgen Karaj në Klos, u dekoruan me medalje.

Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari i dekoroi ata me medaljen “Shërbim Vetëmohues”.

Komandanti i FSK-së dekoroi me medalje pjesëtarët që kanë qenë në operacionin e kërkim shpëtimit në Republikën e Shqipërisë. Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim JASHARI priti në takim pjesëtarët e njësisë së Kërkim Shpëtimit të Regjimentit të Mbrojtjes Civile të Gardës Kombëtare të FSK-së të cilët kanë qenë të angazhuar në operacionin humanitar të kërkim shpëtimit në Republikën e Shqipërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fillimisht, Gjeneral Jashari falënderoi pjesëtarët që kanë qenë të angazhuar në operacionin humanitar të kërkim shpëtimit në Klos, të Republikës së Shqipërisë. Me këtë rast GLT Jashari i përgëzoi për punën, profesionalizmin dhe angazhimin pjesëtarët në fjalë, të cilët e përfunduan me sukses këtë operacion në kushte të ftohta dimërore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në fund të takimit, GLT Jashari dekoroi pjesëtarët e angazhuar në këtë operacion humanitar me medaljen “Shërbim Vetëmohues” dhe dekoroi me “mirënjohje” njësinë në fjalë. Forca e Sigurisë së Kosovës mbetet e përkushtuar në forcimin e bashkëpunimit rajonal duke dëshmuar ngritje të kapaciteteve dhe profesionalizëm si brenda ashtu edhe jashtë territorit të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?