Gjilan, ambasadori Minxhozi në familjen e vëllezërve Abazi

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, shkoi për ngushëllim në familjen Abazi në Gjilan, e cila humbi 2 djemtë gjatë tërmetit tragjik më 26 nëntor. Pas shprehjes së ngushëllimeve të atit dhe familjarëve të tjerë, ambasada njoftoi se Minxhozi i bëri me dije vendimin e qeverisë shqiptare për ta ndihmuar familjen Abazi me shumën prej 16000 eurosh. Sipas njoftimit të ambasadës, familjarët e vlerësuan këtë akt dhe i ati i viktimave u shpreh se: ”Falënderoj qeverinë shqiptare që nuk i ndau fëmijët e mi dhe nga viktimat e tjera”. Në këtë vizitë, ambasadori u shoqërua nga kryetari i Komunës Lutfi Haziri si dhe nga anëtarë të Këshillit Komunal të Gjilanit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?