Gjilani shpall Joe Bidenin “Qytetar Nderi”

Kuvendi Komunal i Gjilanit zhvillon sot një seancë të jashtëzakonshme, teksa për media bëhen të ditura disa nga pikat e kësaj mbledhje për të cilat do të diskutohet.

  • Konstatimi i prezencës së anëtarëve të KK-së
  • Propozim vendimi për rialokim të mjeteve për projekte kapitale
  • Shpallja “Qytetar Nderi” i Gjilanit të Joseph R. Biden III
  • Shpallja “Qytetar Nderi” i Gjilanit i Erzen Rrustemi
  • Miratimi i iniciativës për nxitjen e bashkëpunimit ndërkomunal me Lipjanin në fushën e infrastrukturës rrugore
  • Miratimi i nismës së kryetarit të komunës së Gjilanit, për bashkëpunim ndërkomunal në fushën e infrastrukturës rrugore
  • Miratimi i vendimit për autorizimin e kryetarit të Komunës së Gjilanit për bashkëpunim ndërkomunal me komunat fqinje në sferën e mbrojtjes nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera.

SHKARKO APP