Gjuriç: Lista Serbe të përshihet në bisedime për qeverinë e re të Kosovës, ka 10 deputetë
Kreu i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën”, Marko Gjuriç deklaroi se Lista Serbe duhet të përfshihet në qeverinë e re të Kosovës, pasi ka 10 deputetë. Në një prononcim për “Srpska”, Gjuriç tha se Lista Serbe duhet të përfshihet në bisedimet për krijimin e qeverisë së re, pasi sipas tij përfaqësojnë 90% të vullnetit të serbëve të Kosovës.
“Lista Serbe arriti të marrë 90% të vullnetit të serbëve të Kosovës dhe gjithashtu fitoj 10 ulëset e rezervuara, prandaj duhet të përfshihet në bisedime, nëse ata duan ta respektojnë Kushtetutën dhe Ligjin”, ka thënë Gjuriç.
Kujtojmë se kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti e ka përjashtuar mundësinë e futjes në qeveri të Listës Serbe.